​Osmani - Rohdes: Është i domosdoshëm ballafaqimi me drejtësinë për grupet kriminale në veri

Aktuale

​Osmani - Rohdes: Është i domosdoshëm ballafaqimi me drejtësinë për grupet kriminale në veri

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 18:02
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi të hënën një takim pune me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi të hënën një takim pune me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në veri të vendit dhe hapat që po ndërmerren në koordinim me partnerët ndërkombëtarë.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e thellë për shërbimin dhe profesionalizmin e demonstruar nga ushtarët e KFOR-it në ballafaqim me grupet kriminale të dhunshme në veri të vendit.

Sipas njoftimit të Zyrës së Presidentes, Osmani ka thënë se ballafaqimi me drejtësinë për grupet kriminale të mbështetura nga Serbia, që sulmuan Policinë e Kosovës, pjesëtarët e KFOR-it dhe EULEX-it, gazetarët dhe qytetarët, është i domosdoshëm si garanci për të parandaluar përsëritjen e veprimeve të tilla të dhunshme.

Ajo vlerësoi lartë bashkëpunimin me Gjermaninë dhe konfirmoi partneritetin e palëkundur dhe gatishmërinë për një koordinim të ngushtë në të ardhmen, me qëllim e ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend dhe rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat