Kasami: Sot Kosova dhe shqiptarët shënojnë ditën më të lavdishme atë të çlirimit

Aktuale

Kasami: Sot Kosova dhe shqiptarët shënojnë ditën më të lavdishme atë të çlirimit

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 20:53
Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami sot me ftesë të Presidentes, Vjosa Osmani mori pjesë në 24-vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Ai ka shkruar se ndjehet  i nderuar që sot me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të shënojnë 24 vjetorin e Çlirimit të Kosovës

Njoftimi i plotë:

Ndjehem i nderuar që sot me ftesë të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani të shënojmë 24 vjetorin e Çlirimit të Kosovës.

Sot Kosova dhe shqiptarët shënojnë ditën më të lavdishme atë të çlirimit dhe futjes së trupave të NATO-s, të cilët vulosën çlirimin e vendit dhe hapën rrugën drejt krijimit të shtetit të pavarur dhe të lirë të Kosovës që sot bashkë po e shijojmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat