Aliu: Lulzim Hetemin e falënderoj nga zemra për qëndresën e tij shembullore

Aktuale

Aliu: Lulzim Hetemin e falënderoj nga zemra për qëndresën e tij shembullore

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 12:13
Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburin Aliu, ka njoftuar për vizitën që i ka bërë kryetarit të Lesposaviqit, Lulzim Hetemi, në objektin e komunës.

Ai ka thënë se me kryetarin kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë në realizimin e projekteve që do të kontribuojnë në zhvillim ekonomik për të gjithë qytetarët.

"E falënderoj Kryetarin Lulzim Hetemi nga zemra për qëndresën e tij shembullore për Republikën e Kosovës, si dhe Policinë e Kosovës për disiplinën dhe profesionalizmin e pashembullt që po e tregojnë për çdo ditë”, ka shkruar ndër të tjera Aliu në postimin e tij në Facebook.

Në mediat serbe është raportuar se ministri Aliu është sulmuar me ngjyrë të kuqe gjatë vizitës atje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat