Nezir Kraki ‘shpërthen’ ndaj Edi Ramës, kështu e quan

Aktuale

Nezir Kraki ‘shpërthen’ ndaj Edi Ramës, kështu e quan

Nga: P.R Më: 13 qershor 2023 Në ora: 20:45
Nezir Kraki

Duke komentuar anulimin e mbledhjes së përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, profesori në Universitetin e Parisit, Nezi Kraki, e quan Edi Ramën lobuesin më të madh të Serbisë në Ballkan.

“Qasja e Ediot Rames në raport me Serbinë është pikë për pikë qasja e batonit kur kërkonte në kohen e grenellit «mirëkuptim dhe harrim të krimeve serbe» në interes të Jugosllavisë së re bashkim-vllaznuese. Se Edioti personalisht nuk e di mirë ku gjendet Peja e lëre më Leposaviqi”, shkruan ndër tjerash Rama, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Në fakt Kosova është dasht me e anulu mbledhjen me lobuesin e Serbisë në Ballkan.

Ky idiot që e dështoi, e kriminalizoi dhe e zbrazi Shqipërinë, është i vetmi shqiptar i bindur në pafajësinë e Serbisë edhe për masakrat e krimet e pranuara nga gjithë bota.

Deri tash spiunet dhe ithtarët shqiptarë të sllavizmit ballkanik vepronin fshehurazi. Sot kemi figura publike, gazetarë e politikanë qe publikisht veprojnë në interes të Serbisë. Rrugën e hapi batoni tash këta i shkojnë pas. Dhe mos harroni, prej vitit 1912 deri sot, kurrë Serbia s’ka arritë me rekrutu argat shqiptar në pozita të larta shtetërore. Është hera e parë në historinë shqiptare që shteti shqiptar rreshtohet në anën e Serbisë në përpjekjen e saj për zhdukjen e Kosovës si shtet.

Qasja e Ediot Rames në raport me Serbinë është pikë për pikë qasja e batonit kur kërkonte në kohen e grenellit «mirëkuptim dhe harrim të krimeve serbe» në interes të Jugosllavisë së re bashkim-vllaznuese. Se Edioti personalisht nuk e di mirë ku gjendet Peja e lëre më Leposaviqi

Dhe është krejt normale që konsolidimi i Kosovës shtet, larg nga bandat dhe larg nga sabotimi serb, nuk i konvenon as Rames as superjugosllavit baton. Sepse në një Kosovë ku Serbia nuk ka rol kyç, batoni e zogjtë e tij nuk kanë punë më, nuk i duhen më Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat