I kapur me drogë në Angli 7 vite më parë, kush është viktima e atentatit te rruga C

Aktuale

I kapur me drogë në Angli 7 vite më parë, kush është viktima e atentatit te rruga C

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 00:22
Blerim Daci

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjën e sotme në lagjen C në Prishtinë.

Një person ka vdekur pasi u gjuajt me armë zjarri nga disa persona.

Gazeta merr vesh se viktima është Blerim Daci.

Por, emri i viktimës së atentatit të sotëm nuk i panjohur për organet e drejtësisë.

Blerim Daci u dënua nga gjykata në Angli me akuzën për kultivim të lëndëve narkotike.

Ai ishte arrestuar disa vite më parë, pasi kishte krijuar një plantacion kanabisi në një klub nate të braktisur, përballë me stacionin e policisë.

Ai bashkë me një shqiptar tjetër i quajtur Elidon Leka, kishin kultivuar 60 bimë kanabis në klubin e natës, në rrugën Carshalton, në Sutton, Angli.

Sipas policisë, sasia e gjetur e lëndës narkotike kapte vlerën prej rreth 170.000 paund.

Policia tha se të dy shqiptarët kishin fjetur në këtë klub nate, i cili kishte 2 vite që ishte mbyllur.

Gjykata e Croydon Crown kishte dënuar Blerim Dacin me 2 vite burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat