​Kurti çuditet nga ftesa e Borrell: S’kam vendosur nëse do shkoj

Aktuale

​Kurti çuditet nga ftesa e Borrell: S’kam vendosur nëse do shkoj

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 14:55
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar të çuditshme ftesën e Përfaqësuesit të Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell për takim të nivelit të lartë gjatë javës së ardhshme.

Në Forumin e Prespës, shefi i ekzekutivit kosovar tha se kur kërkoi takim për këtë javë, kërkesa e tij u refuzua nga Borrel me arsyetimin se situata duhet të deeskalohet ndërsa tani ftoi menjëherë takim pas rrëmbimit të policëve dhe kur situata ka eskaluar edhe më shumë.

Ai tha se nuk ka vendosur nëse do të do shkojë në këtë takim, por se do të njoftojë Borrell me kohë për vendimin e tij.

“Në lidhje me ftesën e fundit nga z. Borrell të takohemi në Bruksel pak e kam të çuditshme sepse kur kërkova javën e kaluar të takohemi në Bruksel z. Borrell tha se na duhet deeskalim dhe menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë Borrell kërkon takim të nivelit të lartë, kur eskalimi është i lartë sa një mal atëherë marr ftesë që të shkoj në takim të lartë kurse kur kërkova takim paraprakisht më thane se nevojitej deeskalim, ende nuk kam vendosur mirëpo do ta informoj në kohë z. Borrell sepse nuk mu paraqit për këtë javë por për javën e ardhshme”, tha Kurti.

Megjithatë, Kurti deklaroi se është i përgatitur për takime pasi dëshiron që marrëveshjet e arritura deri më tani të implementohen.

“Dëshiroj të theksoj se gjithmonë çdoherë jam i përgatitur që t'i mbaj këto takime në nivel të lartë në Bruksel sepse dëshiroj impelemntim të shpejtë të gjerave themelore, ajo që na nevojitej është një udhërrëfyes i baraspeshuar dhe i qartë për tekstin e marrëveshjes dhe marrëveshjen ta transferojmë në realitet. 2/3 e marrëveshjeve që janë nënshkruar nga paraardhësit e mi dhe presidenti serb refuzon të nënshkruajë dhe këtë e ka bërë edhe me paraardhësit e mi, 2/3 e gjërave nuk janë implementuar për shkak të refuzimit të Serbisë”, u shpreh Kurti.

Borrell, ka thënë të enjten se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave. Ai e bëri këtë deklaratë në prag të një takimi me ministra të NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat