​KPM i jep afat 30 ditë Klan Kosovës për plotësimin e të dhënave si biznes

Aktuale

​KPM i jep afat 30 ditë Klan Kosovës për plotësimin e të dhënave si biznes

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 15:23
KK

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) i ka dhënë Klan Kosovës 30 ditë afat për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm për mbajtjen e licencës së transmetimit, konfrom rregullores për ofruesit e shërbimeve mediale.

Kjo është bërë e ditur nga vet mediumi.

Ky rekomandim është mbështetur nga të gjithë anëtarët e bordit të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Ndërsa, sipas rekomandimit të Zyrës Ligjore të KPM-së, në rast të dështimit për të vepruar në pajtim me rregulloren, atëherë Klan Kosova do të përballet me sanksione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat