Sali Berisha lidhur me sulmin ndaj gazetarëve: Dhunë shtazore nga bandat kriminale serbe të Putinit të vogël

Aktuale

Sali Berisha lidhur me sulmin ndaj gazetarëve: Dhunë shtazore nga bandat kriminale serbe të Putinit të vogël

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 15:24
Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha

Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha ka reaguar pas sulmit të gazetarëve kosovarë në Leposaviq.

“STOP terrorit mbi mediat e lira. Dhunë shtazore nga bandat kriminale serbe të Putinit të vogël, kundër gazetarëve të RTK në Liposaviq! Dënoj me ashpërsinë më të madhe këto akte kriminale të banditëve serb”, ka shkruar ai në Facebook

Në Leposaviq është sulmuar fizikisht kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, i cili ka pësuar edhe lëndime trupore.

Në pamje shihet sulmi i ekipeve të medieve dhe kameramani Bekteshi duke u rrëzuar.

Sipas Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës kameramani i RTK-së, Bardh Bekteshi, pësoi lëndime të rënda në kokë dhe trup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat