Agim Musliu reagon për sulmin e gazetarëve: S’është në Rusi, por në Leposaviq

Aktuale

Agim Musliu reagon për sulmin e gazetarëve: S’është në Rusi, por në Leposaviq

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 18:32
Agim Musliu

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka reaguar për sulmin e gazetarëve nga kriminelët serbë në Leposaviq.

Ai ka pyetur nëse kjo është në Alepo, Moskë apo Teheran, duke shtuar se kjo është në Leposaviqi, në veri të Kosovës, ku kriminelët serbë sulmojnë gazetarin.

“Ndal sulmet kundër gazetarëve”, ka shkruar ai.

Përndryshe, ekipet e mediave të Kosovës, sot kanë qenë cak i sulmeve nga serbët në Leposaviq, ku deri tash dihet se janë sulmuar ekipi i RTK-së, Tëvë1, Indexonline dhe Arbreshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat