Profesor Agani tregon se avokati i tre policëve e ka analizuar rastin dhe se pasojat negative do të jenë për Serbinë

Aktuale

Profesor Agani tregon se avokati i tre policëve e ka analizuar rastin dhe se pasojat negative do të jenë për Serbinë

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 21:58
Profesori universitar, Mentor Agani

Profesori universitar, Mentor Agani ka thënë se gazeta Danas.ba ka treguar se policët e kidnapuar nga Serbia kanë duke u mbajtur në Kraleve dhe është duke i mbrojtur avokati dhe aktivisti serb, Cedomir Stojkovic.

Agani duke iu referuar gazetës Danas.ba ka thënë se avokati në fjalë e ka analizuar këtë rast pikë për pikë dhe ka treguar se çfarë do të ndodhë nga aspekti i jurisprudencës së Serbisë.

Agani në Facebook-un e tij ka shkruar se krejt pasojat negative do t’i pasojë Serbia, pasi që akuza ndaj tre policëve është për “mbajtje dhe bartje të armatimit pa leje”.

Postimi i plotë:

Sipas portalit te gazetes Danas.ba te Bosnjes e Hercegovines, tre policet kosovare jane duke u mbajtur ne Kraleve. Keta eshte duke i mbrojtur avokati dhe aktivisti politik serb, Cedomir Stojkovic. Sipas Danas.ba, ky avokat ne Tëitterin e tij e analizoi kete rast pike per pike, ku e permblodhi se cfare po ndodh ne kete rast nga aspekti i jurisprudences se Serbise.

Sipas tij krejt kjo do te kete pasoja negative per Serbine, meqe akuza ndaj tre policeve eshte per "mbajtje dhe bartje te armatimit pa leje," por kjo paraqet shkelje te plote te Marreveshjes se Brukselit, sepse sipas kesaj Marreveshjeje Serbia e ka njohur Policine e Kosoves si organizate legale, dhe me vete kete edhe armatimin e Policise se Kosoves si legal.

"Serbia do te kete pasoja negative per shkak te ketij vendimi, meqe SHBA-te dhe Britania e Madhe tashme e kane kerkuar lirimin pa kushte te policeve kosovare, dhe as BE-ja me siguri se nuk do te kete qendrim tjeter," porosit avokati Stojkovic ne postimin ne Twitterin e tij.

Jam duke u lutur dhe shpresuar per kthim sa me te shpejte te policeve tane. Ndjenjat dhe mendimet e mia jane me ata police dhe familjet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat