Arrestimi i serbit të dyshuar për sulm ndaj gazetarëve, policia jep detaje

Aktuale

Arrestimi i serbit të dyshuar për sulm ndaj gazetarëve, policia jep detaje

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth arrestimit të serbit, i dyshuar për sulm ndaj gazetarëve në veri të vendit.

Sipas njoftimit të PK-së, i arrestuari është i lindur në vitin 1988 dhe dyshohet për sulm ndaj gazetarëve me datën 31.05.2023 në Zveçan.

Policia e Kosovës, është duke trajtuar me prioritet rastet e dhunës së shënuar kohëve të fundit në veri të vendit, kështu pas hetimeve intensive të njësiteve policore, është arritur të identifikohet një person i dyshuar: D.S., mashkull serb, viti i lindjes 1988, i cili më 31.05.2023, kishte sulmuar gazetarët e disa mediumeve në Zveçan.” – thuhet në njoftim.

Tutje Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njëjti është arrestuar sot në Jarinje dhe më pas është shoqëruar në stacionin policor.

Pas sigurimit të dëshmive dhe identifikimit të personit të dyshuar, i njëjti është arrestuar sot në orët e pasdites në Jarinje dhe më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim dhe procedura të mëtejme policore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Policia e Kosovës, mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave të saja ligjore dhe kushtetuese, për ruajtje të rendit dhe sigurisë publike, për sundim të ligjit dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar që bien në kundërshtim me rendin dhe ligjin.” – thuhet në komunikatën e Policisë.

Për arrestimin e të dyshuarit ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku ka bërë të ditur se i dyshuari është Dalibor Spasic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat