Basha i bën vërejtje publike KFOR-it: Si ka mundësi që s'i ofruat strehë një gazetari?

Aktuale

Basha i bën vërejtje publike KFOR-it: Si ka mundësi që s'i ofruat strehë një gazetari?

Më: 17 qershor 2023 Në ora: 18:42
Dimal Basha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka reaguar pas deklaratës së KFOR-it, ku këta të fundit kanë thënë se janë reaguesi i tretë dhe përgjegjës është Policia.

Basha ka shkruar një vërejtje publike për KFOR-in, duke thënë se pse nuk i kanë ofruar strehë gazetarëve gjatë sulmeve dje në Leposaviq.

Postimi i plotë:

KFOR-i paska thanë se ne jemi reaguesi i tretë dhe përgjegjës është Policia!

Në rregull, mirëpo vërejtja jonë është si ka mundësi KFOR-i nuk i ofron strehë një gazetari derisa sulmohet nga banditë, e për më tepër në këtë video shihet si KFOR-i e shtyen atë, duke i refuzu strehim?

Sikur të ishte një ushtar, mundemi me pa si gabim individual, por jo kur janë gjithë ata ushtarë, sepse kjo nuk besoj që është profesionale, as njerëzore, dhe nuk i bën nder as KFOR-it!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat