Kurti: Ambasadori Jashari sipas të gjitha gjasave do t’i vizitojë policët e kidnapuar

Aktuale

Kurti: Ambasadori Jashari sipas të gjitha gjasave do t’i vizitojë policët e kidnapuar

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 12:44
Albin Kurti

ryeministri Albin Kurti tha se po bëjnë gjithçka që policët patrollues kufitarë të Kosovës të lirohen sa më shpejt nga Serbia.

Shefi i Qeverisë së Kosovës,Albin Kurti  iu bëri thirrje sërish ndërkombëtarëve që “ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor”.

"Jemi duke bërë gjithçka që ata të lirohen sa më shpejt, të pacenuar, ndërkaq në anën tjetër, i ftojmë edhe njëherë faktorët ndërkombëtarë që ta dënojnë agresionin e Serbisë më 14 qershor kur njësitet e tyre speciale dhe ushtarake dhe policore rrëmbyen policët tanë – njësiti antiterror dhe ai Kobra i ushtrisë tre policët tanë në Leposaviq të cilët ndodheshin pikërisht te një rrugë e mbyllur ilegale e kontrabandës”, tha ai.

Kurti tha se “sipas të gjitha gjasave”, shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari në fillim të javës do të mund t’i vizitojë policët e paraburgosur në Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat