Kryetari i Vushtrrisë falenderon njësitë e Zjarrëfikësve dhe Shpëtimit për reagimet e shpejta

Aktuale

Kryetari i Vushtrrisë falenderon njësitë e Zjarrëfikësve dhe Shpëtimit për reagimet e shpejta

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 15:27
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kosova aktualisht është duke u përballur me vërshime nga reshjet e mëdha të shiut.

E komuna e Vushtrrisë ishte një prej zonave më të prekura.

Ndose situata tashmë duket më e qetë, kryetari Ferit Idrizi ka reaguar përmes një postimi në Facebook.

Postimi:

"Pas situatës me vërshime, si komunë kemi intervenuar me urgjencë në vendet ku dëmtimet pamundësuan qarkullimin e qytetarëve.

Është intervenuar në fshatinë Sllatinë, Banjskë, Begaj e pjesë tjera të qytetit, intervenime pati edhe nëpër shtëpi, ku falenderojmë Batalionin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit për intervenimet e shpejta!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat