Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për humbjen e jetës së tre anëtarëve të familjeve Pacolli e Visoka: Bashkëndjej me ju

Aktuale

Presidentja Osmani shpreh ngushëllime për humbjen e jetës së tre anëtarëve të familjeve Pacolli e Visoka: Bashkëndjej me ju

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 21:23
Presidentja, Vjosa Osmani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas nxjerrjes nga lumi Lepenc të tre trupave të pajetë, ka ngushëlluar familjet Pacolli e Visoka, të cilat pësuan nga aksidenti tragjik.

Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të tre anëtarëve të familjeve tuaja.  

Në këto çaste të rënda për familjet tuaja, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë për përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për ta!”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Presidentes Osmani.

Presidentja Osmani, gjithashtu i ka uruar shërim të shpejtë, Shkëlqimit, të vetmit të mbijetuar nga ky aksident dhe ka falënderuar ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim, si dhe ekipin e kërkim-shpëtimit nga Maqedonia e Veriut  për angazhimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat