Kurti nga Podujeva: Policët duhet të lirohen pa kushte

Aktuale

Kurti nga Podujeva: Policët duhet të lirohen pa kushte

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 13:20
Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti edhe një herë nga Podujeva ka përsëritur se do të shkojë në takimin e thirrur në Bruksel, veç pasi të marrë vesh për gjendjen e tre policëve të kidnapuar nga Policia e Serbisë.
 

Ai pohoi se është duke pritur nga ambasadori Jetish Jashari, përgjigje, pasi i njëjti do pritet që t’i vizitoj tre policët.

Sipas tij, tre policët duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte. Ai ka shtuar se korrupsioni në veri do të luftohet pa përjashtim, e nuk do të ketë etni.

Unë kam kërkuar që të takohemi qysh javën e kaluar, mirëpo thanë duhet të de-eskaloj njëherë gjendja. Ne vend të de-eskalimit patëm rrëmbim të policëve tanë dhe pas këtij rrëmbimi kur gjendja eskaloi edhe më shumë thanë eja tash në takime në Bruksel, herë më 22 herë me 23 qershor"-tha Kurti.

Tutje Kurti shtoi se :Unë i’u kam thënë që do të i’u përgjigjem gjatë kësaj jave, por njëherë po pres lajmi nga ambasadori jonë Jetish Jashari se si është gjendja e tre policëve tanë. Me 14 qershor kur forcat e tyre speciale ushtarake e policore anti-terroriste dhe Kobra i rrëmbyen tre polic tanë dy prej të cilëve janë prej komunës së Podujevës. Ndërkaq i treti është nga Mitrovica pra ata duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat