Mbrojtja e Thaçit ia kujton dëshmitarit deklaratat e tij të mëparshme

Aktuale

Mbrojtja e Thaçit ia kujton dëshmitarit deklaratat e tij të mëparshme

Më: 19 qershor 2023 Në ora: 17:29
Ilustrim

Në gjykatoren e Speciales në Hagë, në seancë të hapur por me masa mbrojtëse, ka dëshmuar dëshmitari i dhjetë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në gjykimin kundër Thaçit dhe të tjerëve.

Pas pyetjeve të prokurorisë, dëshmitari i nacionalitetit serb është intervistuar nga mbrojtja e të akuzuarve ku është përballur me deklaratat që i kishte dhënë në dëshmitë paraprake.

Derisa është përgjigjur në pyetjet e avokatit të ish-presidentit Thaçi, Gregory Kehoe, dëshmitari me kodin 03540 ka thënë se gjatë vitit 1998 ka punuar roje pylli.

Ai ka nuk e ka mohuar se derisa e bënte këtë punë mbante veshur rroba te gjelbra.

Ndërsa ka pranuar se u ka dhënë autoriteteve serbe informata rreth UÇK-së.

Për këtë dëshmitar, pyetje nuk kanë parashtruar mbrojtja e Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat