“Edi Rama flet çdo javë në telefon me Vuçiqin”

Aktuale

“Edi Rama flet çdo javë në telefon me Vuçiqin”

Më: 20 qershor 2023 Në ora: 21:12
Arifi- Mirena

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë në Pressing të T7, se në këto 20 vitet e fundit, Kosova dhe Shqipëria nuk kanë bërë asgjë për Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se Prishtina dhe Tirana nuk i kanë avokuar të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“20 viteve të fundit, fare nuk kanë bërë për Luginën e Preshevës, dhe më vënë në situatë të imponuar për të kritikuar. Sepse unë e pres nga Serbia të na bëjnë atë që e bëjnë, por që na harrojnë qeveritë në Prishtinë dhe Tiranë”, ka thënë Arifi.

Më pas ai tha se kryeministri shqiptar, Edi Rama bisedon një herë në javë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Kemi pritur që të bëjnë avokim për të drejtat tona, Shqipëria që është në shumë vite në organizata ndërkombëtare. Serbia ka qenë udhëheqëse e OSBE. Shqipëria  e cila e ka një kryeministër që është mik me Aleksandër Vuçiqin niher në javë dhe takohet disa herë në vit”, ka thënë ai.

Pas kësaj gazetari Ilir Mirena e pyeti se “nga e ka këtë informacion për Ramën”.

“Dihet kjo”, tha Arifi.

“Jo kjo dihet është paragjykim”, ia ktheu Mirena. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat