Tensionet Kosovë-Serbi, Lajçak në Uashington takon edhe dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë

Aktuale

Tensionet Kosovë-Serbi, Lajçak në Uashington takon edhe dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 09:38
Emisari i posaçëm Miroslav Lajçak

Emisari i posaçëm Miroslav Lajçak ka njoftuar se është takuar me dy zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë- zëvendës këshilltarin për Siguri Kombëtare, Jon Finer dhe drejtoreshën e Lartë për Evropën, Amanda Sloat.

Përmes një shkrimi në twitter ai ka bërë të ditur se kanë biseduar për situatën në veri të Kosovës, hapat e nevojshëm për de-eskalim.

Gjithashtu kanë diskutuar edhe për dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Një takim shumë i dobishëm me zëvendës këshilltarin kryesor për Siguri Kombëtarë të SHBA-së, Jon Finer dhe Drejtoreshën e Lartë për Evropë, Amanda Slot, për situatën në Veri, hapat e nevojshëm për de-eskalim dhe rrugën përpara në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka shkruar Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat