Disa pika karburanti në Kosovë rrisin çmimet e naftës për 6 centë

Aktuale

Disa pika karburanti në Kosovë rrisin çmimet e naftës për 6 centë

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Në tregun e Kosovës së fundi vërehet një rritje e çmimeve të derivateve të naftës.

Në disa pompa çmimi është rritur për 2 centë e në disa deri në 6 centë.

Derisa sot në një pikë karburanti litrën e naftës mund ta marrësh me 1.22 euro ka disa të tjera që e tregtojnë me 1.31 euro, pra dallimi është 9 centë për litër.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka thënë  se nuk ka lëvizje të mëdha në tregjet ndërkombëtare, prandaj i kemi këto çmime që janë që disa ditë.

“Treg i lirë, oferta dhe kërkesa formulon çmimin. Jemi shteti më i vogël në botë me më së shumti pika karburanti. Prandaj qytetarët e kanë mundësinë që të zgjedhin se ku do të furnizohen”, ka thënë Berjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat