I rrezikshëm apo jo deklarimi i Escobar për konflikt në rajon?

Aktuale

I rrezikshëm apo jo deklarimi i Escobar për konflikt në rajon?

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 19:56
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Rajoni mund të përfshihet një konflikt, ishte paralajmërimi që një ditë më parë e ka bërë emisari i ShBA-së, për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar.

Sipas tij kjo mund të ndikohet nga tensionet e fundit që ishin ne veri të Kosovës.

Mirëpo kjo deklaratë u injorua nga Kryeministri Kurti, nga publicistët po thuhet se gjendja nuk mund të kthehet 23 vjet mbrapa.

 “Nuk besoj që do të bëhet luftë apo diçka por vetëm ashpërsim sepse në çdo krizë kur afrohet zgjidhja atëherë gjithmonë I kemi këto forcat ekstremiste edhe nga njëra anë edhe tjetra që nuk pajtohen dhe mundohen me përfitu por në këtë rast nuk po shoh që ka potenciale për luftë serioze”, ka deklaruar Shkelzen Maliqi – Publicist.

Po pavarësisht Maliqit, dikush tjetër këto deklarata po i sheh merr më seriozisht.

Sipas ish-zv. Ministrit të Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, Qeveria e Kosovës duhet të mendoj për një zgjidhje.

“Nuk duhet të kalohet në heshtje kjo çështje pasi që duke pasur parasysh që Ballkani Perëndimor gjithmonë historikisht ka qenë vatër e problemeve dhe në këtë kontekst Serbia e cila paraqet gjithmonë probleme dhe gjithmonë i fryen zjarrit prandaj duhet që Qeveria e Kosovës të ketë kujdes dhe ti merr të gjitha masat jo vetëm brenda Kosovës po edhe të koordinohet me shtetin shqiptarë por edhe me të gjithë shqiptarët që janë përfaqësues në Ballkanin Perendimor”, ka deklaruar Zeka.

Gjithsesi, Maliqi po vlerëson se zgjidhja tashmë ekziston.

“Plotësimi i marrëveshjeve që janë arritur, aty zgjidhja është e vizatume. Nga pako e Ahtisarit, nga marrëveshjet e viteve 2013 e 2015 edhe në këto zotimet që I ka dhënë Kryeministri Kurti e edhe Presidenti serb aty është edhe formula e zgjidhjes”, ka dekalruar Maliqi.

Gabriel Escobar dhe Mirsolav Lajcak, nga Këshilli i Atlantikut gjatë së martës thanë se Kosova e Serbia duhet t’i kthehen urgjentisht dialogut dhe të deeskalohet situata në komunat veriore të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat