Sveçla: Arrestimi në Graçanicë erdhi pas hetimeve të gjata

Aktuale

Sveçla: Arrestimi në Graçanicë erdhi pas hetimeve të gjata

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 20:15
Xhelal Sveçla

Miistri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ndaj personit të arrestuar sot në Graçanicë, ka patur një punë të gjatë hetimore, nga e cila janë mbledhur prova të mjaftueshme për ekzistimin e dyshimit për pjesëmarrje në krimet gjatë kohës së luftës.

Në cilësinë e gardianit të burgut në Prishtinë dhe në paralelen e ndarë nga Prishtina konkretisht në burgun e Lipjanit, gjatë asaj periudhe, në mënyrë sistematike, dyshohet se ka ushtruar torturë e dhunë çnjerëzore ndaj të burgosurve shqiptarë, në bashkëpunim dhe me persona të tjerë”, ka shkruar Sveçla në Facebookun e tij.

Ai ka treguar se gjatë kontrolleve të zhvilluara dhe bastisjes në banesën e të dyshuarit ditën e sotme, janë gjetur dhe konfiskuar armë ilegale në posedim të personit.

Ai ka përgëzuar Policinë e Kosovës për punën e jashtëzakonshme të zhvilluar gjatë hetimeve si dhe për arrestimin.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat