Veliu: Kurrë nuk shkëputem nga LDK-ja

Aktuale

Veliu: Kurrë nuk shkëputem nga LDK-ja

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 21:13
Agim Veliu

Ish-kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, është zgjedhur kryetar i LDK-së në këtë komunë.

Kjo siç duket i ka dhënë fund përpjekjeve të ish-kryetarit Agim Veliu për ta zënë këtë pozitë.

Gjithë procesin, Veliu e ka quajtur të manipuluar dhe të korruptuar, teksa fajtorë e ka lënë edhe kryesinë e LDK-së.

Veliu tha se zgjedhjet nuk kanë qenë demokratike, pasi s’ka pasur vullnet për kundërkandidat, teksa ka hedhur akuza edhe në drejtim të Hysenit.

Për këtë proces zgjedhor të cilin po e quan të korruptuar fund e krye, Veliu për sinjalin tha se fajtor është edhe kryesia e LDK-së dhe të dërguarit e tyre.

"Po, e kam lëshuar Kuvendin, nuk e di me sa vota ka fituar. Nuk ka pasur vullnet  me pas zgjedhje të lira e demokratike. Nuk ka pasur vullnet me pasë kundërkanidat. Për atë asye nuk kom vazhdu me qenë pjesë e atij Kuvendi. Kom dalë para se të votohet. Kam diskutuar edhei  kom nxjerrë parregullsitë që janë bërë në process, në nëndegë. Ai proces nuk ka qenë i përfunduar për t’u mbajtur Kuvendi. Nëpër nëndegë nuk janë kryer si duhet zgjedhjet, dmth janë zgjedhë vetëm delegatë, dhe një kryetar eventualisht. Iu ka interesuar vetëm delegatët. Në shumë raste, janë bërë vetëm plotësim të formularëve, pa pasur zgjedhje fare. Ka qenë proces i manipulum, i korruptum, prej fillimit deri në mbarim"-kishte deklaruar ai..

"Ekrem Hyseni i ka fajet, i ka fajet kryesia e LDK-së që e ka leju një proces të tillë. Të dërguarit e kryesisë që kanë qenë si emisarë për ta kryer këtë proces. Ata janë fajtorët kryesorë.“, u shpreh Veliu.

Unë prej LDK  nuk shkëputem kurrë, por do ta gjej mënyrën se si me vepru. Do t’i shikoj në ditët në vijim, do t’i nxjerrë parregullsitë, do t’i bëjë publike. Ata që e kanë manipulu procesin, të ofrojnë fakte, që i demantojnë të mijat eventualisht, nëse munden“, tha Veliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat