Ganimete Musliu i bën thirrje qeverisë që ta ndalojë presionin ndaj mediave dhe administratës publike

Aktuale

Ganimete Musliu i bën thirrje qeverisë që ta ndalojë presionin ndaj mediave dhe administratës publike

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 12:04
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu në seancën e Kuvendit të Kosovës i ka bërë thirrje Qeverisë Kurti që ta ndalojë dhunën dhe presionin ndaj puntorëve të administratës dhe ndaj mediave.

Ajo tha se lufta e pushtetit aktual ndaj secilit që ka guxim të qëndroj drejt sot është e paprecedentë.

“Sot i bëj thirrje qeverisë ta ndalë dhunën dhe presionin ndaj punëtorëve të administratës dhe ndaj mediave, sepse Kosova po zbrazet. Një nga arsyet e zbrazjes së Kosovës është diktatura e instaluar nëpër institucionet e Kosovës nga ministra të paaftë dhe mediokër. Kosovës po i ikin sot kuadrot më të mira.

Gra e burra, djem e vajza, të cilët nuk duan te vdesin brenda vetes duke heshtur e duke u strukur, qosheve të institucioneve, duke u përballur me ministra kukulla, me ministra që kanë mbushur kabinetet me militanë të frustruar të VV-së”, tha Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat