Haliti: Dyshoj se te policët e kidnapuar është përdorur armë paralizuese, të lirohen sa më shpejt

Aktuale

Haliti: Dyshoj se te policët e kidnapuar është përdorur armë paralizuese, të lirohen sa më shpejt

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:45
Policët e Kosovës, të arrestuar nga Serbia

Kanë kaluar tri javë që qytetarët serbë po vazhdojnë ende të kundërshtojnë kryetarët e zgjedhur shqiptarë në katër komunat veriore.

Të enjten më shumë qytetarë janë parë në Graqanicë.

Me pankartat “Të lirohen serbët tonë të pafajshëm”, “Drejtësi për popullin serb”, “Mos i kriminalizoni serbët”, qytetarët atje protestuan para Stacionit të Policisë në atë komunë.

Pas krejt këtij tensioni që po vazhdon tash e sa javë, BE-ja ka ftuar Kurtin dhe Vuçiqin në takim për bisedime.

Ky takim do të mbahet sot në Bruksel, ka bërë të ditur Joseph Borrell, ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë- Serbi.

Lidhur me këtë takim ka folur anëtari i Komisionit për Punë të Jashtme, Xhavit Haliti.

Haliti tha se është i domosdoshëm dakordimi mes palëve në Bruksel.

Ai thotë se marrëveshjet mes dy shteteve duhet të kenë zgjidhje afatgjate.

“Është mirë që e pranuan ftesën e po bisedojnë, dhe duhet të arrihet ndonjë marrëveshje për t’i zbatuar zotimet që i kanë bërë të dy është e domosdoshme që të dakordohen palët. Mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi duhet të kenë zgjidhje afatgjate”, thotë Haliti.

Deputeti i PDK-së, ka folur edhe për kidnapimit e tre policëve kosovar nga serbët.

Haliti ka pretenduar se tek policët është përdorur armë paralizuese, që i bënë për rehabilitimi.

Ai ka kërkuar që ata të lirohen sa më shpejt.

“Tre policët janë peng në shtetin serb, nuk kanë pse t’i mbajnë duhet të lirohen sa më shpejt, kjo ndodhi pasi të dy institucionet kanë ngacmuar njëra-tjetrën. Po dyshoj që kundër policëve është përdorur një lloj armë paralizuese dhe ata kanë nevojë për një kohë të caktuar të rehabilitohen përmes vaksinave speciale kundrejt armës paralizuese që përdorën nga rusët kundër terrorizmit”, thotë Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat