Befasi në qeverinë zvicerane: Presidenti Alain Berset do të pensionohet, mbështeti fuqishëm Kosovën në KE

Aktuale

Befasi në qeverinë zvicerane: Presidenti Alain Berset do të pensionohet, mbështeti fuqishëm Kosovën në KE

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 16:57
Nefail Maliqi dhe Alain Berset

Presidenti zviceran Alain Berset, 51-vjeçar, tha sot se do të dalë në pension në fund të vitit dhe do të largohet nga qeveria shumëpartiake pas 11 vitesh.

Berset, si president dhe ministër i shëndetësisë ka raporte të mira me komunitetin shqiptare në Zvicër si dhe bashkëpunim të mirë me Prishtinën dhe Tiranën.

“Shqiptarët në Zvicër janë shembull suksesi dhe integrimi”, ka thëne presidenti zviceran Berset në bisedën e fundit për gazetën zvicerane në shqip le Canton27.ch.

Vitin e kaluar në samitin botëror në Davos, ai takoi kryeministrin Albin Kurtin, të cilit i tha se “Zvicra mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KE dhe integrimet evropiane”. Të njëtin vit, ai kishte vizitur edhe Shqipërinë.

Presidenti i konfederatës z.Berset, gjatë një konference shtypi në Bernë njoftoi se nuk do të kandidojë më në zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen në tetor.

“Nëse do të qëndronit më shumë se 12 vjet, kjo do të ishte shumë e gjatë, atëherë do ta konsideronit veten të pazëvendësueshëm”, tha Berset, i cili aktualisht është anëtari më jetëgjatë i kabinetit.

Presidenti zviceran njoftoi largimin e tij nga qeveria të mërkurën. Në krye të Departamentit Federal të Brendshëm që nga viti 2012, ish-ministri socialist do të largohet në fund të vitit, pas tre legjislaturave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat