Zyrtari i NATO-s për sulmet e gazetarëve: Përgjegjës je vet kur futesh në turmë

Aktuale

Zyrtari i NATO-s për sulmet e gazetarëve: Përgjegjës je vet kur futesh në turmë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 21:19
Afrim Gjonbalaj

Ish-gazetari që tani është zyrtar i NATO-s në Bruksel, Afrim Gjonbalaj, në një lidhje direkte në “Politiko’’ teka po fliste për kritikat në opinionin publik të Kosovës për mosreagimin e KFOR-it kur protestuesit i sulmuan gazetarët, ka dhënë disa këshilla për gazetarët që raportojnë nga atje.

Gjonbalaj ka thënë se gazetarët duhet të trajnohen se si të sillen në rrethana të tilla, nuk guxojnë të futen në turma të tërbuara ose përgjegjësinë duhet ta mbajnë vetë.

Ai teksa komentoi kritikat për mos ndërhyrje nga KFOR-i tha se as Policia e Kosovës dhe as KFOR-i nuk munden të  sigurojnë ambient të sigurt për gazetarët në situata të tilla.

“Unë kam qenë gazetar BBC-së etj etj në vatra të luftës, neve na kanë trajnuar si të veprohet në ato rrethana. Problemi i gazetarëve është se nuk guxojnë në turma të tërbuara, ose e merr përgjegjësinë vetë. Nuk mundet KFOR-i e as Policia e Kosovës me t’i qit 10 policë e me të rrethu me kamerë ty e me raportu prej Mitrovicës. Unë solidarizohem si ish-gazetarë, me kolegët e mi, por nuk mundem me kuptu se si futesh ti në turmë të tërbuar kur dikush mundet me ta fut thikë edhe s’merr kurrfarë përgjegjësie.’’, ka thënë ai.

Tutje, ai ka thënë se në situata të tilla gazetarët duhet të qëndrojnë mbrapa kordonit të KFOR-it apo Policisë (ndërhyrje: gjë që s’iu lejua gazetarëve në veri) dhe të mos futen në turma.

’Me qenë situatë e qetë o ndryshe, po është situatë kaotike, por meqenëse është kaotike, duhet me nejt mas kordonit të KFOR-it. Ti nëqofse raporton prej turmës aty, del dikush prej turme edhe ti e dërgon policinë me mbrojt gazetarin, dikush ta fut thikë, polici e vranë atë që ta ka fut thikë, këtu niset konflikti edhe më shumë. Në situata të tensionuara duhet kujdes, duhet pasur trajnime e s’duhet futur nëpër turma, hapësira të pasigurta.’’, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se është e lehtë të thuhet se KFOR-i e Policia nuk i ka mbrojtur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat