Deputetja e LDK-së: I kërkoj falje publike komunitetit rom, jo deputetit Rrustemi dhe VV-së

Aktuale

Deputetja e LDK-së: I kërkoj falje publike komunitetit rom, jo deputetit Rrustemi dhe VV-së

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 17:59
Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku e ftuar në FRONTAL të T7, ka thënë se iu kërkon falje publike nëse janë ndjerë të ofenduar nga gjuha që ka përdorur në Kuvendin e Kosovës.

 Ajo ka thënë se gjuha që ka përdorur ka qenë në afekt, derisa ka shtuar se nuk i kërkon falje deputetit Adnan Rrustemi dhe as deputetëve të Vetëvendosjes.

“Besoj e keni ndjek nga afër, dje në Kuvend, nuk është vetëm për dje. Kur unë e marr fjalën dhe kritikoj qeverinë, ata reagojnë me zhurmë të qeshura dhe ofendime. Dhe në këtë rast edhe ne jemi njerëz dhe reagojmë ndoshta edhe kur nuk duhet".

“E lexova në media që kishin reaguar shumë, në këtë rast s’ka qenë fjala tek komuniteti rom por ka qenë fjala mes meje  me deputetin që s’dua as t’ia përmendi emrin. Nëse dikush jashtë parlamentit të Republikës së Kosovës nga komuniteti rom është ndjerë i ofenduar, iu kërkoj falje publike atyre dhe opinionit publike, sepse s’ka të bëjë me komunitetin rom apo egjiptas, por ka të bëjë me deputetin në fjalë. Ajo fjalë ka qenë në afekt, dhe ju kërkoj falje komunitetit rom, por asnjëherë deputeti në fjalë dhe deputetëve të Vetëvendosjes”, ka thënë ajo në FRONTAL të T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat