Gazetari Mekuli: Populli, si asnjëherë më parë, ka shpresën te qeveria

Aktuale

Gazetari Mekuli: Populli, si asnjëherë më parë, ka shpresën te qeveria

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 17:01
Gëzim Mekuli

Gazetari, i afërt me kryeministrin Kurti, Gëzim Mekuli, ka thënë se rrallë herë situata politike ndërkombëtare është në favorin e shqptarëve.

Por, siç ka thënë ai, "sot, me ngjarjet dramatike në Rusi, ku fashistit Putin po i 'rrëshqet tepihu nën këmbë', pra po vie tek dobësimi politk e ushtarak i Rusisë, në mënyrë automatike po vjen edhe tek çpordhja e Serbisë si fuqi ushtarake/politike e, natyrisht, edhe si aktore determinuese, dhelpëruese e destabilizuese në Ballkan (Kosovë)." 

Tutje, Mekuli ka shtuar se, populli, si asnjëherë më parë, ka shpresën te qeveria, natyrisht jo "mediat e as pitbullat e pitbullicat e Vuciqit, të cilët, pa u ndal hiq,  po lehin nëpër studiot televizive të Tiranës e të Prishtinës!".

Shkrimi i tij:

Vërejtje!

Rrallë herë situata politike ndërkombëtare është në favorin e shqptarëve. Sot, me ngjarjet dramatike në Rusi, ku fashistit Putin po i 'rrëshqet tepihu nën këmbë', pra po vie tek dobësimi politk e ushtarak i Rusisë, në mënyrë automatike po vjen edhe tek çpordhja e Serbisë si fuqi ushtarake/politike e, natyrisht, edhe si aktore determinuese, dhelpëruese e destabilizuese në Ballkan (Kosovë).
Shantazhimet e fashistit Vuciqi ndaj BE dhe USA sikurse 'ma jepni Kosovën po nuk deshtët të lidhem me Putinin',  nuk do e kenë atë fortësi e as seriozitet, tanimë kur Putini po lufton për mbijetesë.

Shkurt e Shqip: Kosova duhet të jetë më aktive, më ofanzive e më e vendosur në arrestimin e elemeteve fashiste serbe e ruse në Republikën e saj. Gjithsesi edhe me 'Public Relation', e ku këtu roli e RTK-së do të ishte madhorë.

FSK fishekun në tytë! Dronët full loading! dRama shpejtë te Albini!

Populli, si asnjëherë më parë, ka shpresën tek Qeveria, natyrisht jo mediat e as pitbullat e pitbullicat e Vuciqit, të cilët, pa u ndal hiq,  po lehin nëpër studiot televizive të Tiranës e të Prishtinës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat