Manastiri i Deçanit: Për shkak të shqetësimeve të sigurisë s’do të ketë ceremoni në Gazimestan

Aktuale

Manastiri i Deçanit: Për shkak të shqetësimeve të sigurisë s’do të ketë ceremoni në Gazimestan

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 18:11
Foto ilustrim

Peshkopi Teodosije, sipas Manastirit të Deçanit, ka marrë vendim që për shkak të “shqetësimeve të sigurisë”, ceremonia përkujtimore e Vidovdanit nuk do të mbahet në Gazimestan. Në vend të kësaj, thuhet se do të zhvillohet në Manastirin e Graçanicës.

Përmes një komunikatë në Twitter, manastiri njofton se Peshkopi takoi sot komandantin e KFOR-it, general Rusticcua, dhe se aty “i shprehu shqetësimet e tij të thella për situatën e sigurisë në Kosovë”.

Po ashtu, gjenerali thuhet se është informuar edhe për “planet për festimet e ardhshme të Vidovdanit”.

Vlen të theksohet se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq paralajmëroi se me 28 qershor, pikërisht në këtë fest, “gjithçka do të shihet më qartë” dhe se “serbët e Kosovës do të nisin hapa drejt lirisë së tyre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat