QKUK-ja konstaton vdekjen e një të burgosuri

Aktuale

QKUK-ja konstaton vdekjen e një të burgosuri

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 22:29
Foto ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur një i burgosur me inicialet E.H.

Sipas ShKK-së, i burgosuri është dërguar në QKUK nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë nga stafi korrektuesi dhe ai shëndetësor duke e re-animuar tërë kohën.

“Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar”, thuhet në njoftimin e ShKK-së.

Tutje, Shërbimi Korrektues i Kosovës tha se shkaku i vdekjes së të burgosurit nuk dihet, por verifikimin do ta bëjnë organet përkatëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat