Mehaj: FSK-ja e gatshme për të intervenuar pas vërshimeve në Pejë, po presim përgjigjen e komunës

Aktuale

Mehaj: FSK-ja e gatshme për të intervenuar pas vërshimeve në Pejë, po presim përgjigjen e komunës

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 06:35
Pamje nga Peja

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar pas situatës së krijuar pas vërshimeve në Pejë.

Ai tha se njësitet e FSK-së janë të gatshme për të reaguar dhe se për këtë janë në pritje të përgjigjes nga komuna e Pejës.

“Me shqetësim të madh jemi duke përcjellur gjendjen e rëndë pas vërshimeve ne komunën e Pejës. Ne jemi në gjendje gatishmërie për të rearguar me njësitë tona të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për këtë jemi në pritje të përgjigjes nga Komuna e Pejës”, tha Mehaj.

Ndrësa, tashmë është konfirmuar vdekja e një fëmiju rreth moshës 5-vjeçare dhe nënës së tij si pasojë e vërshimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat