IHMK: Vërshimet në Pejë kanë qenë të pa shmangshme

Aktuale

IHMK: Vërshimet në Pejë kanë qenë të pa shmangshme

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 17:48
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë detaje për vërshimet e mbrëmshme në Pejë, duke thënë se situata e rënduar erdhi si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë.

IHMK ka bërë të ditur se situata do të fillojë të stabilizohet gjatë ditëve në vijim.

Sipas këtij instituti, vetëm brenda një ore kanë rënë 54.6 mm (l/m2).

IHMK thotë se kjo sasi e reshjeve për interval kohorë aq të shkurt, është e pa shmangshme pa shkaktuar vërshime, në këtë rast atyre urbane.

 “Situata e rënduar me vërshime në Pejë, ka ardhur si rrjedhojë e reshjeve të shiut me intensitet shumë të lartë, ku vetëm brenda 1h e 9 min. (Nga ora: 19:35 deri 20:44), kanë rënë 54.6 mm (l/m2). Kjo sasi e reshjeve për interval kohorë aq të shkurt, është e pa shmangshme pa shkaktuar vërshime, në këtë rast atyre urbane.

Ndërkohë  nga instituti është thënë se lumi Bistrica e Pejës, aktualisht nuk paraqet ndonjë rrezik për përmbytje lumore. Niveli në ora 11h ishte 93 Cm, apo afro 2.5 m. nën vlerën e nivelit maksimal, tendencat janë në rënie të ngadalshme.

Instituti ka njoftuar se gjatë orëve të pasdites së sotme, do të ketë reshje shiu të cilat në pjesën perëndimore dhe verior të vendit do të jenë me intensitet dhe shtrirje më të theksuara. Situata do të filloj gradualisht të stabilizohet gjatë ditëve në vijim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat