Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Aktuale

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 07:50
Pjetër Shala

Sot, do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala, në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ky proces gjyqësor do të nisë në orën 9:30.

Deri tani në këtë proces gjyqësor të Shalës janë dëgjuar shtatë dëshmitarë, ndërkaq kujtojmë se Zyra e Prokurorit të Specializuar është kundërpërgjigjur në parashtresën e mbrojtjes së Pjetër Shalës, të cilët kanë kërkuar që të zëvendësohet masa e paraburgimit me masë të arrestit shtëpiak.

Pjetër Shala u arrestua më 16 mars 2021 nga autoritetet belge dhe u transferua në Hagë më 15 prill të atij viti, në bazë të një kërkese për bashkëpunim në zbatimin e fletë arrestit dhe urdhrit për transferim lëshuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat