Deputeti i VV-së reagon për lirimin e policëve: Bashkësia ndërkombëtare ta dënojnë aktin e agresionit serb

Aktuale

Deputeti i VV-së reagon për lirimin e policëve: Bashkësia ndërkombëtare ta dënojnë aktin e agresionit serb

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 11:54
Enver Dugolli

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli, e ka quajtur lajm të mirë lirimin e tre policëve kosovarë, por thotë se rrëmbimi i tyre dhe mbajtja për sa kohë në paraburgim është çështje e cila ende nuk është mbyllur.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se bashkësia ndërkombëtare, përveç lirimit të tyre pakusht, duhet të dënojnë aktin e Serbisë.

Postimi i tij i plotë:

Lirimi i tre zyrtarëve policorë të Kosovës është një lajm i mirë, por rrëmbimi i tyre dhe mbajtja për sa kohë në paraburgim është çështje e cila ende nuk është mbyllur.

Bashkësia ndërkombëtare (miqtë tanë), përveç kërkesës për lirim të pakushtëzuar të tyre, duhet dënuar aktin e agresionit që Serbia ndërmori kundër Republikës së Kosovës duke rrëmbyer policët derisa po kryenin detyrat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat