Daçiq prapa Osmanit, publikohen pamjet nga Samiti i liderëve në Mal të Zi

Aktuale

Daçiq prapa Osmanit, publikohen pamjet nga Samiti i liderëve në Mal të Zi

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 10:46 Përditësuar në ora: 12:04 më 27.06.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Osmani në mesin liderëve të 13 shteteve të Evropës Juglindore, Presidenca publikon pamjet

Presidentja Vjosa Osmani sot është pritur nga homologu i saj malazez, Jakov Milatoviq, në Samitin e krerëve të shteteve të Europës Juglindore, i cili mbahet sivjet në Podgoricë.

Osmani për në Podgoricë ka udhëtuar sot ku i është bashkuar krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për përshpejtimin e perspektivës europiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Në këtë Samit nga Shqipëria po merr pjesë presidenti Bajram Begaj. 

Samiti i sotëm në Mal të Zi vë përballë Osmanin e Daçiqin

Mali i Zi do të jetë nikoqir i Samiti të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku sot do ta përfundojë kryesimin e kësaj nisme rajonale.

Ky proces është në kuadër të bashkëpunimit rajonal i cili është krijuar në qershor të vitit 1996, me qëllim të promovimit dhe forcimit të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në mes vendeve të Evropës Juglindore.

Bëhet e ditur se në këtë samit do të miratohet një deklaratë e përbashkët, ku pjesëmarrës do të jenë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ai i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, presidenti bullgar, Rumen Radev, ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelji e përfaqësues të  Rumanisë, Greqisë e Sllovenisë.

Pasi që Mali i Zi do ta përfundojë kryesimin e kësaj nisme rajonale, presidencën e këtij Samiti do ta marrë Maqedonia e Veriut më 1 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat