Lirimi i tre policëve të Kosovës, Presidentja e Hungarisë: Ndihmojmë aty ku mundemi

Aktuale

Lirimi i tre policëve të Kosovës, Presidentja e Hungarisë: Ndihmojmë aty ku mundemi

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 17:47
Katalin Novak

Krerët e Hungarisë po konsiderojnë se janë meritor për vendimin e Serbisë për lirimin e tre policëve të Kosovës të cilët ishin rrëmbyer nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.

Pas kryeministrit hungarez Viktor Orban, se Hungaria ka merita e ka thënë sot edhe presidentja e këtij shteti, Katalin Novak.

Ajo ka thënë se Hungaria ndihmon aty ku mundet, duket përshëndetur kështu vendimin e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq për të liruar tre policët e Kosovës, lirim që sipas saj ka ardhur pas propozimit të Hungarisë të bërë në konferencë për media në kuadër të Këshillit për Bashkëpunim Strategjik.

“Një lëvizje e mirë drejt konsolidimit”, ka shkruar Novak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat