Republika Sërpska stopon miratimin e heqjes së regjimit të vizave mes Bosnjës dhe Kosovës

Aktuale

Republika Sërpska stopon miratimin e heqjes së regjimit të vizave mes Bosnjës dhe Kosovës

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 21:27
Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska

Deputetët e Asamblesë Kombëtare të Republikës Sërpska kanë votuar për të stopuar miratimin e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor, gjatë seancës të mbajtur në Banja Llukë më 27 qershor.

Me këtë vendim është ndaluar heqja e regjimit të vizave midis Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës, pavarësisht se për këtë çështje u arrit një marrëveshje për lëvizje të lirë në Ballkanin Perëndimor gjatë një takimi në kuadër të procesit të Berlinit në nëntor të vitit 2022.

Të 64 deputetët e pranishëm votuan për këtë çështje. Që ky vendim të miratohej, kërkohej një shumicë prej dy të tretave të votave.

Seanca u thirr pasi anëtarja e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhekja Cijanoviq, inicioi një mekanizëm “për të mbrojtur interesat vitale të Republikës Sërpska”, sepse sipas saj, gjatë mbledhjes së 21 qershorit të Presidencës nuk pati konsensus për këtë çështje. Ajo tha se heqja e regjimit të vizave do të ishte e dëmshme për interesat vitale të Republikës Sërpska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat