“Kur ke qenë për herë të fundit në QKUK e ndonjë shkollë? / Eskalon debati Basha-Rama: I kam do shkolla të kryme

Aktuale

“Kur ke qenë për herë të fundit në QKUK e ndonjë shkollë? / Eskalon debati Basha-Rama: I kam do shkolla të kryme

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 22:07
Basha, Rama

Deputeti i VV-së Dimal Basha është përplasur ashpër me komentatorin politik Fidan Rama teksa ka rënditur të arriturat e qeverisë Kurti.

Për këto nuk u pajtua Rama i cili ka vazhduar me pyetje të njëpasnjëshme ndaj tij.

Rama ia përmendi Bashës luftimin e korrupsionit që sipas tij as kjo nuk ua ka bërë jetën më të mirë qytetarëve.

“Kur je qenë për herë të fundit në QKUK? Kur ke qenë për herë të fundit në një shkollë? Ti e ke obligim me shku. Ti je pa ministër të Shëndetësisë që dy vjet zotëri. Vet fakti që koka ndal korrupsioni se bën jetën më të mirë. A e dinë që i ke 700 milionë euro pa përdorë? Ti je deputet.”, pyeti Rama – Bashën.

Ashpër ka replikuar Basha në disa momente teksa tha se për këto deklarata i ka të kryera “disa shkolla”.

“Unë jam nëpër spitale çdo ditë, në QKUK s’më ka ra. Unë merrna me shkola. Tu ka ba jeta ma e mirë. Mos fol palidhje që mi kanë shkruar. Mos fol palidhje mi kanë shkru, vllau jem se sun të baj. Unë i kam do shkolla të kryme që i bëj disa analiza t’mijat. Ti duhesh me kanë komplet injorat me i fol dikujna…Çfarë gjuhe palidhje. S’guxon ti me m’fol ashtu.”, u shpreh ashpër Basha ndaj Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat