Këta janë tre mjekët e arrestuar në Prizren, dyshohen për vdekjen e foshnjës

Aktuale

Këta janë tre mjekët e arrestuar në Prizren, dyshohen për vdekjen e foshnjës

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 10:05
Foto ilustrim

Pak më parë u raportua për arrestimin e tre mjekëve në Spitalin Rajonal në Prizren, pas rastit të rëndë që ka ndodhur dje në repartin e Gjinekologjisë, ku një foshnjë ka ndërruar jetë menjëherë pas lindjes.

Media mëson se mjekët e arrestuar janë:

Sami Reshitaj

Gazmend Sylejmani

Fisnik Sinani

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar në prezencën e avokatëve të tyre.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat