Situata në veri, Stoltenberg reagon sërish: Kjo është thirrja e tij për Kosovën e Serbinë

Aktuale

Situata në veri, Stoltenberg reagon sërish: Kjo është thirrja e tij për Kosovën e Serbinë

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 15:43
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Veri-Atlantike, Jens Stoltenberg, u ka bërë thirrje sërish Kosovës e Serbisë që të shtensionojnë situatën në veri dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

Në njoftimin e NATO-s bëhet e ditur se Stoltenberg ka folur edhe për situatën në Kosovë në takimin me kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas.

Ai ndër të tjera ka thënë se dialogu është e vetmja mënyrë për të ecur para.

“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përmbahen nga çdo gjë që mund të përshkallëzojë më tej tensionet dhe të kthehen menjëherë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është e vetmja rrugë përpara”, tha ai.

Sekretari i Përgjithshëm ka folur edhe për rëndësinë e misionit të KFOR-it të NATO-s në Kosovë, i cili tha se vazhdon të përmbushë mandatin e OKB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat