Kurti për festë vizitoi tre policët: Mikpritje fort e ngrohtë

Aktuale

Kurti për festë vizitoi tre policët: Mikpritje fort e ngrohtë

Nga: A.SH Më: 28 qershor 2023 Në ora: 20:03
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar tre policët që ishin rrëmbyer nga forcat e armatosura serbe.

Ai tha se mikpritja ishte e ngrohtë, duke falërnderuar “për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës”.

Postimi në Facebook:

Për Bajram te Beqir Sefa, Rifat Zeka e Shemë Mustafa, tre oficerët tanë të Policisë, që ishin rrëmbyer me 14 qershor nga forcat e armatosura serbe, e u mbajtën rob padrejtësisht për 13 ditë nga Serbia.

Mikpritje fort e ngrohtë, sepse festa ishte e dyfishtë në Peran, Letanc dhe Mitrovicë. I falënderova të tre policët tanë dhe familjet e tyre për qëndresën, besim e treguar dhe mbështetjen e dhënë ndaj institucioneve të Republikës.

Image
Foto nga takimi
Image
Foto nga takimi
Image
Foto nga takimi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat