Zëdhënësja e LDK-së: Qeveri e lëmoshës dhe bakllavasë!

Aktuale

Zëdhënësja e LDK-së: Qeveri e lëmoshës dhe bakllavasë!

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 22:51
Foto ilustrim

Zëdhënësja e Lidhjes Demokraike të Kosovës, Sibel Halimi e ka quajtur Qeverinë Kurti qeveri të lëmoshës dhe bakllavasë.

Sipas Halimit, Qeveria Kurti  në vend se t’ua paguante rrogat para festës policëve, ajo tha se Qeveria mjaftohet t’ua urojë Bajramin e Kurbanit.

Teksa theksoi se ky veprim është  tallje me policët.

“Në vend se t’ua paguante rrogat para feste policëve, Qeveria mjaftohet t’ua urojë Bajramin e Kurbanit. Kryeministri Albin Kurti në vend që t’ua paguante rrezikshmërinë në punë – që ua hoqi – dhe sigurimet shëndetësore e jetësore – që s’i patën kurrë – ai u shërben policëve bakllava në veri!? Kjo është tallje, sepse as nuk integrohet veriu me polici dhe as nuk do të shërbehen policët përditë me bakllava. Po të mos ishte tragjike kjo situatë është groteske”, ka shkruajtur ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat