“Masa të paarsyeshme”- Pula për sanksionet e BE-së: Goditje ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës

Aktuale

“Masa të paarsyeshme”- Pula për sanksionet e BE-së: Goditje ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 23:53
Shqiprim Pula

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pula i ka cilësuar si të masa ta paarsyeshme, ndëshkimet që Bashkimi Evropian po paralajmëron ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se Qeveria nuk ka shkelur asnjë parim që shtetet e BE-së kanë objektiv.

“Unë mendoj se janë masa ta paarsyeshme, shto faktin këtu se Qeveria aktuale në asnjë rrethanë nuk ka kërcënuar paqen, nuk ka shkelur të drejtat e pakicave, në asnjë rrethanë nuk ka abuzuar me parimet ndërkombëtare të demokracisë e asnjë rrethanë nuk ka lënduar shtetin e së drejtës, të gjithë këto si parime bazë mbi të cilat u ndërtuar Unioni Evropiani nga shtetet anëtare të saj, të cilat edhe respektojnë këto parime.”, tha ai.

Ai ka thënë se masat ndaj Kosovës do të jenë goditje jo vetëm ndaj shtetit por edhe qytetarëve.

‘’Në rajonin tonë kemi dy vende që janë nën masa të Brukselit, andaj nuk është risi për rajonin, por për situatën politike, statusin e Kosovës, nuk është aspak e mirëseardhur sepse kjo do të jetë një goditje, jo vetëm kundër shtetit të Kosovës, por edhe emocionale sepse qytetarët e Kosovës janë shumë pro integrimit në strukturat euroatlantike dhe nëse këto veprime zyrtarizohen do të jetë goditje edhe për qytetarët edhe shtetin.”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat