“Mungon unifikimi shoqëror përballë Serbisë - S’ka politikan antiamerikan”

Aktuale

“Mungon unifikimi shoqëror përballë Serbisë - S’ka politikan antiamerikan”

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 00:46
Ilustrim

Togfjalëshi antiamerikanizëm sipas njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Shqiprim Pulës është diçka që po keqkuptohet në Kosovë.

Ai ka thënë se në Kosovë përfshirë opozitë dhe pushtet, nuk ka asnjë figurë politike që është anti-amerikane.

“Në shoqërinë tonë mungon një koncecusi shoqëror për të pasur qëndrime të unifikuara për t’i bërë ballë Serbisë. Së dyti spektri politik opozitar dhe pushtetarë nuk e kanë bërë më të mirën të mundshme për të sqaruar togfjalëshin që përsëritet pafund, antiamerikanizëm, antipërendimore. Për të qenë antiamerikan, ti unë kushdo qoftë duhet të jesh në kundërshtim më vlerat universale të demokracisë amerikane ,kushtetuese amerikane. Për të qenë antiamerikan. Po nuk është askush. Në Kosovë nuk ka figurë politike, pozitë e opozitë që janë antiamerikan.”, tha ai.

Tutje, ai ka folur edhe për ‘kundërshtimet’ që Kosova po ia bën SHBA-së, duke thënë se shteti ynë duhet të mos jetë refuzues por edhe të mos përfaqësoj cdo këshill që i vie.

‘’Unë jam i prirur të besoj që të mos jemi refuzues, por jo edhe të përqafojmë çdo lloj këshille që na vjen. Nëse e marrim si shembull ilustrativ, angazhimin e Grenellit na del që këshillat e tij nuk janë shumë dashamirëse për shtetin e Kosovës dhe nëse i referohemi edhe raportimeve se ai është këshilltar i Qeverisë serbe… andaj po them na kushdo që na vjen këshill ne do duhej t’i pranonim në kuptim të vlerësimit e pastaj të vendosjes, asnjëherë të mos i refuzojmë pa i vlerësuar.’’, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat