Miratohet Koncept-Dokumenti për gjykimin brenda kohës së arsyeshme, Haxhiu: Do të reduktojë numrin e madh lëndëve të pazgjidhura

Aktuale

Miratohet Koncept-Dokumenti për gjykimin brenda kohës së arsyeshme, Haxhiu: Do të reduktojë numrin e madh lëndëve të pazgjidhura

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 15:29
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Koncept-Dokumentin për realizimin e të drejtave civile përfshirë të drejtën e palëve për gjykim brenda kohës së arsyeshme, dokument ky i cili u hartua nga Ministria e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në fjalën e saj tha se nisma e tillë është në përputhje me Programin Kombëtar për Zhvillim të Qeverisë, në kuadër të prioriteteve strategjike “Drejtësi efektive” dhe “Drejtësi me kohë”.

Tutje, Haxhiu tha se ky dokument do të reduktojë numrin e madh të lëndëve të pazgjidhura dhe do të zvogëlojë kohëzgjatjen e proceseve gjyqëosre.

“Ky dokument do të reduktojë dukshëm numrin e madh të lëndëve të pazgjidhura dhe do të zvogëlojë kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore, si dhe përmes aktiviteteve dhe masave të parapara, do të arrihet synimi përfundimtar që është garantimi i të drejtës së secilit qytetar të Kosovës për gjykim të drejtë dhe brenda një afati të arsyeshëm kohor”, njofton Ministria e Drejtësisë.

Njoftimi i plotë:

Qeveria miraton Koncept-dokumentin për gjykimin brenda kohës së arsyeshme

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, mbajtur më 29 qershor 2023, është miratuar Koncept Dokumenti për realizimin e të drejtave civile përfshirë të drejtën e palëve për gjykim brenda kohës së arsyeshme, dokument ky i hartuar nga Ministria e Drejtësisë.

Në fjalën e saj, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se nisma e tillë, është në përputhje me Programin Kombëtar për Zhvillim të Qeverisë, në kuadër të prioriteteve strategjike “Drejtësi efektive” dhe “Drejtësi me kohë”.

Tutje, ministrja Haxhiu theksoi “Ky dokument do të reduktojë dukshëm numrin e madh të lëndëve të pazgjidhura dhe do të zvogëlojë kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore, si dhe përmes aktiviteteve dhe masave të parapara, do të arrihet synimi përfundimtar që është garantimi i të drejtës së secilit qytetar të Kosovës për gjykim të drejtë dhe brenda një afati të arsyeshëm kohor”.

Përmes nismës së tillë, synohet që qytetarëve të iu ofrohet qasje më e lehtë në drejtësi, reduktim të lëndëve të shumta në gjykata dhe poashtu, respektim të afateve procedurale të cilat do të mundësonin zhvillimin e gjykimit brenda kohës së arsyeshme.

Ministrja Haxhiu falënderoi për bashkëpunim anëtarët e Grupit Punues për hartimin e koncept dokumentit nga të gjitha institucionet pjesëmarrëse dhe partnerët kyç të këtij procesi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat