Përurohet parku i ri në Davidovc, Rohde: Parqet kanë rëndësi të madhe

Aktuale

Përurohet parku i ri në Davidovc, Rohde: Parqet kanë rëndësi të madhe

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 12:19
Foto nga vendi i ngjarjes

Komuna e Shtimes përuroi sot parkun e ri në fshatin Davidovc. Në vlerë prej 144 mijë eurove, shumë shpejt pritet të hapet ky park, ku fëmijët dhe grupmosha të ndryshme do të kenë mundësinë të zhvillojnë aktivitete dhe të kalojnë kohë më shumë së bashku.

Karakteristikë e emërimit të këtij parku është se mban emrin e një ndër Republikave më të mëdha në Gjermani, NRW Park.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një fjalë rasti tha se një qëllim tjetër që shërbejnë këto parqe është lidhja e fortë e individit me vendin dhe qytetarët.

"Urojmë që edhe ky park të kthehet në një vend ku shumë fëmijë dhe grupmosha të ndryshme të kalojnë kohë së bashku. Janë këto hapësira që inkuarojmë që të kemi një lidhje të fortë të individit me vendin e tij, por edhe me qytetarët e tjerë", tha Kurti.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde u shprehur i lumtur pas përurimit të këtij projekti.

Rohde tha se parqet kanë rëndësi të madhe në vend, duke shtuar se me më dëshirë hap këso parqesh se ato të biznesit.

Kryetari në këtë komunë, Qemail Aliu u shpreh se është e rëndësishmë të shtohen më shumë hapësira të tilla që iu mundësojnë qytetarëve të kalojnë më shumë kohë në ambiente të hapura.

Aliu derisa falënderoi shtetin gjerman për ndihmën, tha se lidhjet me këtë shtet janë të pakëputshme.

"Si qeverisje e kuptojmë sa shumë është e nevojshme të shtojmë më shumë hapësira të tilla që ju mundësojnë qytetarëve tanë të kalojnë kohë së bashku me fëmijët e tyre", tha ai.

Ky projekt është bashkëpunim mes MAPL-së, Komunës së Shtimes dhe Republikën Nordrhein-Westfalen. Të pranishëm në këtë përurim ishin edhe disa deputetë të SPD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat