Tha se Kosova ka vetëm autolarje, Bajqinovci: Në autolarje arrestohen kriminelët e Vuqiçit

Aktuale

Tha se Kosova ka vetëm autolarje, Bajqinovci: Në autolarje arrestohen kriminelët e Vuqiçit

Nga: A.SH Më: 3 korrik 2023 Në ora: 16:35
Mefail Bajqinovci

Aleksandër Vuçiq ka thënë se në Kosovë ka vetëm autolarje.

Për kët ka reaguar deptueti i VV-së, Mefail Bajqinovci, i cili ka thënë se “mbase në autolarje arrestohen kriminelët e tij”.

Postimi në Facebook:

Vuçiq në mënyrë raciste tha se "në Kosovë ka vetëm autolarje". Mbase në autolarje arrestohen kriminelët e tij, si Nenad Orlovic, i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi”.

Kujtojmë, se Policia e Kosovës më 23 qershor ka arrestuar sulmuesin i njohur me nofkat “Nemac” dhe “Rusi” për përfshirje në sulmin e 29 majit në Zveçan ndaj ushtarëve të KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat