Humolli: Pa u fuqizuar faktori shqiptar, në Ballkan nuk do të ketë paqe

Aktuale

Humolli: Pa u fuqizuar faktori shqiptar, në Ballkan nuk do të ketë paqe

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 18:07
Fatmir Humolli

Deputeti Fatmir Humolli, ka deklaruar se pa u fuqizuar faktori shqiptar në Ballkan nuk do të ketë paqe.

Në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për sanksionet ndaj vendit, Humolli ka thënë se Bashkësia ndërkombëtare nuk është korrekte në raport me shqiptarët.

“Nëse kanë interes për paqe në Ballkan duhet të kërkojnë që po duam që Ballkani të jetë i paqes. Por paqja në Ballkan nuk ka mundësi të jetë duke u shkelur të drejtat e shqiptarëve”, është shprehur Humolli.

“Është çështje kombëtare, tendenca që t’i bëjë problem Kosovës është që t’i bëjë të pafuqishëm faktorët që ndikojnë pozitivisht për Kosovën, Bashkësia Ndërkombëtare ka punuar që të mos ta fuqizojë faktorin shqiptarë në Ballkan por pa u fuqizu faktori shqiptar nuk ka mundësi të ketë paqe në Ballkan”.

Kur u pyet se politika që po e zbaton Qeveria Kurti në raport me veriun e Kosovës a është interes kombëtar, Humolli thotë se është interes të zgjidhet interesi kombëtar sepse Albin Kurti sipas tij e ka marrë misionin që të mos punojë si partitë tjera politike, jo me qenë të dëgjueshëm si të tjerët.

Megjithatë, ai thekson se Kosova nuk ka kohë për të humbur duke bërë prova.

“Provat kanë bërë dëme, duhet të bëjmë projekt saktë si të ecim, e për këtë projekt ka dështuar edhe qeveria Kurti”.

“Problemi është te mos përgatitja e terrenit politik. Ky nuk e ka përgatit terrenin, ka shkaktuar telashe të brendshme. Mosbisedimi me opozitën e bën të pafuqishëm për t’i zgjidhur problemet, mosbisedemi me Tiranën e bën të pafuqishëm, konfliktet brenda VV-së e kanë bërë të pafuqishëm. Ky nuk ka të drejtë të luajë loto. E drejta parimore është e drejta në anën e Albin Kurtit”.

Po ashtu, Humoli potencoi se nuk ka ndryshim të gjeopolitikës.

Ai beson se ka ndërruar zgjimi i popullatës si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.

“Problemi është te menaxhimi që klasa jonë politike nuk ka reflektuar, opozita që është sot, për çka i ka humbur zgjedhjet, por në të njëjtën nuk ka reflektuar as VV-ja pse e mori gjithë këtë besim të qytetarëve kur një pjesë e madhe e partive politike në fushata zgjedhore janë deklaruar se VV është kundër amerikanëve, dhe e vërteta është se VV-ja ka qenë pro të drejtave të shqiptarëve. Asnjë problem nuk ka mundësi të zgjidhjet pa bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar por duhet qasje e drejtë ndaj tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat