Nesër vijnë në Kosovë kryeministrat e Holandës e Luksemburgut

Aktuale

Nesër vijnë në Kosovë kryeministrat e Holandës e Luksemburgut

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 22:31
Foto nga takimi

Zyra e kryeministrit ka treguar për agjedën e kreut të ekzekutivit, Albin Kurtit, i cili të martën e pret në Prishtinë kryeministrin e Holandës, Mark Rutte dhe atë të Luksenburgut, Xavier Bettel.

Kurti ata do t’i pres në aeroport në ora 07:55, dy kryeministrat e shteteve evropiane që nisin serinë e takimeve në Kosovë, pas vizitës së sot e kishin në Beograd.

Temë kryesore pritet të jetë situata në Veri të Kosovës.

Në ora 09:20 do të ketë takim të Kurtit me dy kryeminsitrat.

Më pas në ora 10:05 do të ketë një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat